Një i vdekur pas sulmit me raketa në Kiev

Një person ka vdekur pas sulmit të djeshëm me raketa ruse në Kiev, tha kryebashkiaku i qytetit.
Në një postim në kanalin e tij Telegram, Vitali Klitschko tha se shpëtimtarët kishin gjetur një trup ndërsa po kërkonin nëpër rrënojat e një ndërtese banimi që u godit nga një raketë në lagjen Shevchenkivsky, transmeton rtv21.tv.
Sulmet u zhvilluan ndërsa gjenerali i Sigurisë së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres ishte në kryeqytet për të takuar Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
Zelensky akuzoi Rusinë se po përpiqet të poshtërojë OKB-në.
Rusia nuk ka komentuar mbi incidentin./21Media

Back to top button