Sulmet ruse lënë pa energji elektrike Kievin

Guvernatori i Kievit, Oleksiy Kuleba ka thënë se një pjesë e infrastrukturës është goditur nga raketat ruse.
Kuleba ka thënë se 40% e rajonit është pa energji elektrike, por shtoi se s’kishte pasoja të tjera.
Zyrtarët ukrainas thanë se Rusia ka nisur një sërë sulmesh raketore në të gjithë vendin.
Vitali Klitschko paralajmëroi banorët që të qëndrojnë brenda strehimoreve pasi sirenat e sulmit ajror po vazhdojnë në kryeqytet.
Sulmet raketore të Rusisë kanë shënjestruar infrastrukturën energjetike të Ukrainës, duke lënë miliona pa energji./21Media

Back to top button