Kroacia në çerekfinale të Kampionatit Botëror

(Lajm i përditësuar)

Kroacia në çerekfinale të Kampionatit Botëror

Kroacia është skuadra e radhës që është kualifikuar në çerekfinale të Kampionatit Botëror që po zhvillohet në Katar.

Kroatët arritën në këtë fazë pasi e eliminuan me mjaftë vështirësi Japoninë dhe atë pas ekzekutimit të penalltive.

Pas 90 minutave të rregulla rezultati ishte i barabartë 1-1 me Maedan që shënoi për Japoninë në minutën e 43’ dhe Ivan Perisic që barazoi për 1-1 në minutën e 55’.

Vazhdimet dy herë nga 15 minuta nuk sollën ndryshim të rezultatin, kurse pas penalltive Kroacia triumfoi me rezultat 3-1.

Kroacia do ta mësojë kundërshtarin sonte nga ndeshja Brazil-Kore e Jugut.

Kroacia barazon rezultatin ndaj Japonisë

Kroacia ka barazuar rezultatin për 1-1 ndaj Japonisë.

Golin e barazimit e realizoi Perisic në minutën e 55’.

Japonia kalon në epërsi ndaj Kroacisë

Japonia ka kaluar në epërsi ndaj Kroacisë në minutën 43’.

Golin e epërsisë e shënoi D. Maeda.

Japoni-Kroaci, nis ndeshja në “Al Janoub stadium”

Ka nisur tashmë në “Al Janoub Stadium” ndeshja ndërmjet Japonisë dhe Kroacisë.

Kroacia do ta kërkojë sot një vend në mesin e tetë skuadrave më të mira të Kupës së Botës që po zhvillohet në Katar, por nuk do ta ketë aspak të lehtë pasi do të ballafaqohet me Japoninë.

Japonezët erdhën në këtë fazë pasi e mposhtën Spanjën në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve me rezultat 2-1 dhe janë tejet të motivuar që ta ndjekin edhe më tutje ëndrrën e tyre në këtë kompeticion të madh.

Kroatët vijnë në këtë përballje të kompletuar, kurse në radhët e Japonisë do të mungojnë Hakura për shkak të kartonëve dhe Kubo për shkak të lëndimit.

Skuadra e kanë nisur ndeshjen me përbërjet e më posthme:

Japonia: Gonda, Tomiyasu, Yoshida, Nagatomo, Taniguchi, Doan, Endo, Ito, Kamada, Maeda, Morita.

Kroacia: Livakovic, Barisic, Lovren, Gvardiol, Juranovic, Modric, Brozovic, Kovacic, Petkovic, Kramaric, Perisic

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
close button