“Sulmi mbi Policinë e Kosovës – sulm mbi Demokracinë”

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës sonte ka reaguar pas sulmit mbi Policinë e Kosovës.
BSPK ka theksuar se sulmet mbi Policinë e Kosovës janë sulme ndaj vetë Demokracisë dhe rendit e qetësisë në vendin tonë me ndikim edhe në rajon.
“Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës përkrah dhe mbështet fuqishëm Policinë e Kosovës, dhe beson fort se Policia e Kosovës është e aftë dhe mjaft profesionale të përballet me këso lloj provokimesh, e mbi të gjitha e aftë të përmbahet duke e ruajtur rendin dhe qetësinë në çdo pjesë të Republikës së Kosovës.”, është bërë e ditur në reagim.
Zyrtarët e Policisë së Kosovë janë sulmuar katër herë gjatë tri ditëve të fundit, në veri të vendit.
“Dje dhe sot herët, një breshër plumbash dhe një granatë dore u hodhën drejt policisë sonë”, ka njoftuar Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Kjo ka bërë që Presidentja Vjosa Osmani të premten të mbledhë strukturat e sigurisë së Kosovës./21Media

Back to top button