Sulmi në Banjska, Hasani: Nuk i çohet ushtria fqinjit tek kufiri

(Lajm i përditësuar)


Shefi i diplomacisë kosovare, Igli Hasani theksoi se autorët e sulmit kriminal dhe terrorist në Banjskë duhet të dalin para drejtësisë.

Ai nënvizoi se Shqipëria është një aleat i përjetshëm i Kosovës.

“Nuk i çohet ushtria fqinjit tek kufiri. Të gjithë jemi të qartë se garancia më e madhe për sovranitetin e Kosovës është NATO, ku edhe Shqipëria bën pjesë”, tha ai.


Gërvalla: Të ndëshkohet agresori i Banjskës, bashkësia ndërkombëtare të dalë me qëndrim

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, ka deklaruar se bashkësia ndërkombëtare duhet të dalë pa vonesë me qëndrim mbi sulmin serb në Banjskë, duke shtuar se agresori duhet të sanksionet.

Pas takimit me homologun e Shqipërisë, Igli Hasani, ajo ka deklaruar në një konferencë për media të martën se mungesa e ndëshkimit “bart në vete rrezikun e përsëritjes së sulmit”.

“E njoftova Iglin për situatën në veri, ndryshimet thelbësore që kanë ndodhur atje, aktin e agresionit të hapur serb, duke theksuar se bashkësia ndërkombëtare pa vonesë të dalë me qëndrim të qartë të asaj që ka ndodhur në Banjskë dhe të sanksionojë agresorin. Mungesa e ndëshkimit bart në vete rrezikun e përsëritjes”, tha Gërvalla.

Ajo ka theksuar se për hir të paqes, bashkësia ndërkombëtare të mos mbetet e heshtur, “por të ndëshkojë ashpër çdo tentativë destabilizuese”.

Back to top button