Sulmi në një shkollë në Orebro, reagon Osmani: Qëndrojmë pranë popullit të Suedisë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar për fatkeqësinë që tronditi sot Suedinë, pas një sulmi në një shkollë në Orebro.
Përmes një postimi në platformën “X”, Osmani u shpreh se shkollat duhet të jenë vende mësimi e jo frike dhe terrori, duke shtuar se në këto momente qëndron me popullin suedez.
“Sulmi i tmerrshëm në një shkollë në Orebro, Suedi, është tronditës. Shkollat duhet të jenë vende zhvillimi dhe mësimi, jo frike dhe terrori. Në këto momente të vështira, ne qëndrojmë pranë popullit të Suedisë. Mendimet tona janë me viktimat dhe familjet e tyre dhe urojmë shërim të shpejtë për të gjithë të lënduarit”, shkroi Osmani. /21Media
The horrific attack at a school in Örebro, Sweden, is heartbreaking. Schools should be places of growth and learning, not fear and terror.
In these difficult moments, we stand with the people of Sweden. Our thoughts are with the victims and their families, and we wish a swift…
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) February 4, 2025
Policia suedeze thotë se afër 10 persona janë vrarë gjatë të shtënave në një shkollë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?