Sulmohen dy mjekë në emergjencën e Ferizajt

Dy mjekë në Emergjencën Primare në Ferizaj janë sulmuar nga një person sot rreth orës 01:00 të mëngjesit.
Polcia përmes një komunikate njofton se kanë arresuar të dyshuarin.
“Në lidhje me këtë policia i ka marrë veprimet e nevojshme dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar personin e dyshuar me inicialet H.H (M/K) i moshës 34 vjeçar, i cili ishte në gjendje të dehur me 1.13 promila, i testuar me alkool test.”, thuhet në njoftim.
Po ashtu bëhet e ditur se i dyshuari më pas është është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të Prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar “Sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.”/ 21Media

Back to top button