Sulmohen punëtorët e urgjencës së QKMF-së në Skënderaj

 
Punëtorët e urgjencës të QKMF-së në Skenderaj janë sulmuar dje nga një përcjellës i një pacienti, ku njëri nga punëtorët ka marrë trajtim në Spitalin e Mitrovicës.
Kjo bëhet e ditur nga Kryesia e Sindikates pranë QKMF-së në Skenderaj me që rast e ka cilësuar këtë si akt të ulët.
“Kryesia e Sindikatës pranë kësaj njësie ka reaguar dhe përkrahur punëtorët (anëtarët) e sulmuar, duke e dënuar këtë rast dhe duke shprehur shqetësim lidhur me sulmin e lartcekur që iu është bërë stafit mjekësor. Veprime të tilla ndaj profesionistëve shëndetësor janë të dënueshme dhe të patolerueshme, dhe përderisa një akt i tillë i ulët siç është dhuna fizike kryhet në ambientin e punës, e sidomos në këtë kohë Pandemie kjo bënë që të vihet në pikëpyetje jeta dhe siguria në vendin e punës. “, thuihet në reagimin e QKMF-së Skenderaj dhe Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës.
Po ashtu i bëjne thirrje organeve të rendit që yë veprojnë konfrom legjislacionit në fuqi në mënyrë që ndaj të dyshuarit të shqiptohet dënimi meritor.
Gjithashtu kryesia e sindikates dhe anëtarësia kërkuan edhe nga menaxhmenti i QKMF-Skënderaj që të ndërmerret ndonjë veprim për mbrojtjen e tyre fizike./21Media

Back to top button