MPJD iu ndëprenë kontratat 11 punonjësve të kësaj ministrie
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, sot ka ndërprerë marrëdhëniet e punës së 11 punonjësve të kësaj ministrie.
Siç njofton kjo ministri vendimi është marrë në vazhdën e masave për vendosjen e ligjshmërisë në administratën publike të Kosovës dhe anulimit të vendimeve të jashtëligjshme, të marra në të kaluarën.
“Personat e liruar sot nga detyra janë punësuar pa iu nënshtruar procedurave të rregullta të pranimit në shërbimin e jashtëm, të përcaktuara me Ligjin për Shërbimin e Jashtëm të Republikës së Kosovës dhe as procedurave dhe rregullave të pranimit sipas Ligjit për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, i zbatueshëm në kohën kur këta persona janë emëruar në shërbimin e jashtëm. Ata kanë hyrë dhe janë konsideruar anëtarë të shërbimit të jashtëm përmes vendimeve arbitrare.”, thuhet në komunikatë./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?