“Sekret” në Eurovision, si mund të votohet për Shqipërinë?

Eurovision 2022 nis sonte (e martë – 10 maj) dhe artistja shqiptare, Ronela Hajati do nis e para performancën e saj me këngën “Sekret”.
Teksa pritet të shihet se si do të vlerësohet paraqitja e Ronelës, tashmë është publikuar edhe mënyra se si do të mund të votohet për të dhe shtete nga të cilat mund të bëhet kjo.
“Këto janë të vetmet shtete që mund të votojnë për Shqipërinë sot në gjysmëfinale! Sonte ‘Sekret’ hap Eurovision”, ka shkruar Ronela në një postim në Instagram.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by RONELA (@ronelahajatiofficial)


Ndryshe, Ronelës i kanë uruar fat miqtë, kolegët e saj, fansat, shqiptarët gjithanej Kosovë e Shqipëri.
Ronela ka qenë shumë e komentuar edhe për shkak të paraqitjeve të saj të fundit, nisur nga fakti që Eurovision ia cenzuroi disa nga pamjet nga paraqitjet e këngëtarës atje.
Ndryshe, dje(9 maj) Ronela u akuzua se ka kopjuar veshjen e fundit nga një dizajner brazilian, i cili e bëri të ditur këtë përmes Instagramit.
Niko Komani nga delegacioni i Shqipërisë në Eurovision ka thënë se janë në kontakt me dizajnerin dhe se gjithçka po shkon mirë./21Media

Back to top button