Sulmohet fizikisht një pjesëtar i FSK-së

U sulmua fizikisht nga dy persona

Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë rreth orës 19:30 është sulmuar një pjestarë i FSK-së, në fshatin Mogillë të Kllokotit.

“Viktima mashkull K/Serb-pjesëtar i FSK-së, gjersa ishte duke udhëtuar me veturë private, pasi është ndalur në fshat, është sulmuar fizikisht nga dy persona të panjohur, të cilët i kanë dëmtuar edhe parafangon e veturës”, thuhet në raportin e policisë.

Sipas policisë, viktima pas pranimit të ndihmës mjekësore, është liruar në shtëpi.

Njësitë policore janë në kërkim të personave të dyshuar./21Media

Back to top button