Sulmohet një infermiere në vendin e punës

 

Infermierja me inicialet Z.M u sulmua mbrëmë në vendin e punës nga familjarja e një pacienti. Lajmin e bëri të ditur ShSKUK, me ç’rast kërkoi nga organet kompetente të ndërmarrin masa urgjente.

“Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK), është njoftuar nga drejtoria e Klinikës Infektive, se mbrëmë nga familjarja e një pacienti, në vendin e punës është sulmuar infermieria Z. M, e angazhuar nga Ministria e Shëndetësisë.”, informoi ShSKUK.

ShSKUK dënoi ashpër sulmin ndaj infermieres, duke kërkuar sërish nga organet kompetente të ndërmarrin masa urgjente ndaj sulmuesve të punëtorëve shëndetësorë, sulme këto që kohëve të fundit janë shpeshtuar.

“Punëtorët shëndetësorë të ShSKUK-së që nga fillimi i pandemisë janë duke punuar me orar të stërzgjatur, me angazhim maksimal për të ofruar shërbimet e nevojshme ndaj pacientëve.”, u bë e ditur në komunikatën e ShSKUK-së.

Ndërkohë, një anesteziolog dhe një infermiere e QKUK-së janë sulmuar më 8 janar në vendin e punës nga një familjar i një pacienti./21Media

Back to top button