Sulmohen fizikisht një anesteziolog dhe një infermiere në QKUK

 

Një anesteziolog  dhe një infermiere e QKUK-së janë sulmuar dje në vendin e punës nga një familjar i një pacienti. I dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes ndërkohë që rasti po hetohet.

Siç njofton policia, ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:40.

Lidhur me rastin kanë reaguar edhe nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) të cilët kanë dënuar këtë akt.

Aktet e tilla të ushtrimit të dhunës ndaj punëtorëve shëndetësorë në detyrë në institucionet shëndetësore, janë të pa pranueshme, të dënueshme dhe të dëmshme, ato e dëmtojnë rëndë imazhin dhe dinjitetin e mjekut dhe infermierit, por e dëmtojnë edhe ofrimin e shërbimeve shëndetësore cilësore për gjithë qytetarët e Kosovës.”, thuhet në reagim.

Po ashtu SHSKUK ka kërkuar nga organet e drejtësisë të merren me rastin në fjalë dhe ndaj sulmuesit të ndërmerren masa konform legjislacionit në fuqi./21Media

Back to top button