Sulmohet një zyrtar i policisë në Mitrovicën e Veriut

Një person ka tentuar që ta godas një zyrtar të Policisë së Kosovës, derisa ishte në kryerje të detyrës në Mitrovicën e Veriut ditën e mërkure.

Policia ka raportuar se gjatë tentimit ka goditur vetëm veturën zyrtare të Policisë së Kosovës, derisa kanë bërë të ditur se personi që ka goditur veturën po ashtu ishte me veturë.

Rasti është cilësuar si “Sulm ndaj personit zyrtar”, dhe është duke u hetuar.

“Ankuesi mashkull kosovar-zyrtar policor, ka informuar se deri sa ishte në kryerje të detyrës, një person i panjohur me veturë ka tentuar ta godas dhe gjatë tentimit ka goditur veturën zyrtar të PK-së. Rasti është duke u hetuar”, bëhet e ditur në raportin e Policisë së Kosovës./21Media

Back to top button