Sulmoi një femër, arrestohet një person në Fushë Kosovë

 

Dje në Fushë Kosovë është arrestuar një person për sulm fizik ndaj një femre. Siç njofton policia, si pasojë e lëndimeve, viktima ka pranuar tretman mjekësor.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor.”, njofton policia.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë./21Media

Back to top button