Sulmoi policët, largohet në drejtim të panjohur i dyshuari
Një person ka goditur me veturë dy zyrtarë policor, pasi këta të fundit kishin tentuar ta arrestojnë. Ngjarja ka ndodhur të mërkurën pasdite në Gjilan.
Polciai ka njoftuar se i dyshuari kishte urdhëresë aktive nga gjykata, por pasi ka goditur policinë është larguar në drejtim të panjohur.
“Dy zyrtarë policor kanë pranuar tretman mjekësor pasi që të njëjtit duke tentuar ta arrestojnë të dyshuarin mashkull kosovar i cili kishte urdhëresë aktive nga Gjykata, janë goditur nga i njëjti i cili ishte me veturë në lëvizje, si dhe u ka goditur edhe automjetin dhe është larguar në drejtim të panjohur”, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Rasti është në procedurë hetimore./21Media