Varhelyi: Urgjentisht të zbatohet marrëveshja e Ohrit, Asociacioni

(Lajm i përditësuar)

Pas takimit me presidentën e Koosovës, Vjosa Osmanin, Varhelyi para mediave foli edhe për dialogun me Serbinë, teksa tha se është esenciale që të dyja palët të zbatojnë të gjitha obligimet që dalin nga marrëveshja, përfshirë këtu Asociacionin.

“Mendojmë që është bërë një progres vitin e kaluar. Tani është esenciale që të dyja palët të ofrojnë edhe t’i zbatojnë të gjitha obligimet sepse duhet ta shfrytëzojmë momentumin dhe të ecim para”.

“Qëllimi i vizitës nuk është t’ua përkujtoj, por të gjitha palët duhet t’i zbatojnë marrëveshjet që janë dakorduar, përfshirë ato të vitit 2013 e 2015 për themelimin e Asociacionit”, u shpreh Komisionari i Bashkimit Evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi.

Ai ka përmendur edhe çështjen e liberalizimit të vizave, duke e quajtur sukses të përbashkët me Qeverinë e Kosovës.

Osmani: Nga 1 Janari Kosova më afër BE-së me liberalizimin e vizave

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pas takimit me komisionerin për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Oliver Varhleyi tha se pas vonesave të gjata e të padrejta nga janari i vitit të ardhshëm pas mundësisë për lëvizje të lirë Kosova do të jetë më afër BE-së, duke forcuar edhe bashkëpunimin ekonomik, shkencor e akademik.

Osmani tutje ka shtuar se se sundimi i ligjit nuk është prioritet vetëm në letër për institucionet e Kosovës, por prioritet është për të gjithë qytetarët dhe për atë si presidente.

Është bërë e ditur po ashtu se gjatë kësaj vizite, Varhelyi dhe ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla, do të lansojnë Programin për Çështjet e Brendshme BE-Kosovë, me qëllim që të harmonizohen më tej veprimet e Kosovës në zbatimin e ligjit dhe luftimin e krimit të organizuar me standardet e BE-së.

Fillon takimi i Osmani me Oliver Varhelyin

Ka filluar takimi i Presidentës së Ksoovës, Vjosa Osmanit me Komisionerin për Fqinjësi dhe Zgjerim të Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi.

Varhelyi sot ka ardhur për vizitë në Kosovë.

Pas takimit, Osmani dhe Varhelyi do mbajnë konfeencë për media./21Media

Back to top button