Sulmon fizikisht të dashurën
Arrestohet një person në Prishtinë
Dje në Prishtinë është arrestuar një person i dyshuar, kjo pasi që siç raporton Policia i njëjti ka sulmuar fizikisht duke e goditur me mjet të fortë viktimën femër, me të cilën ishte duke bashkëjetuar.
Gjatë kontrollit në veturën e tij është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 15 fishekë.
Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje, njofton Policia./21Media