Sulmuesi i xhamisë së Londrës jeton në Cardiff

Qeveria britanike ka njoftuar, se pas sulmit janë rritur masat e sigurisë në xhamitë në Britani

Pas kërkimeve të zhvilluar nga Policia britanike në një shtëpie në Cardif, si pjesë e hetimit të një njeriu, i cili ka një furgon të ngjashëm me atë që u përplas me turmën e besimtarëve myslimanë në një xhami në Londër, dyshohet se sulmuesi jeton në Cardiff.

Siç njoftoi “Wales Online”, besohet se i dyshuari jeton në Cardiff, kryeqytetin e Uellsit, dhe emri i tij është Darren Osborne.

Sulmi është cilësuar terrorist dhe është dënuar nga autoritetet britanike dhe ato botërore. Qeveria britanike ka njoftuar, se pas sulmit janë rritur masat e sigurisë në xhamitë në Britani, për të parandaluar sulmet e mundshme.

Back to top button