Sulmuesit e birit të Sulejman Rexhepit janë nga Kosova

 

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut kumtoi detaje për rastin e plagosjes së birit të ish-kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Sulejman Rexhepi.

U bë e ditur se dy të arrestuarit se kanë plagosur birin, Z.R. i cili është edhe nëpunës policor janë shtetas të Kosovës.

“Rreth orës 19:00 vetura “golf” është gjetur, ndërkaq më pas, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën, nga liria janë privuar B.V.(40) dhe I.Ll.(38) të dy nga Kosova”, njoftuan nga MPB-ja, transmeton TV21.

U shtua se pas dokumentimit të rastit, ndaj të dyve do të parashtrohet kallëzim përkatës.

Përndryshe, dje rreth orës 16:40 Z.R. u plagos nga vetura “golf” derisa ishte duke vozitur veturë “mercedes”, shkruan TV21./21Media

Back to top button