Summer Walker në pritje të ëmbël

Summer Walker do të bëhet nënë për herë të dytë.
Këngëtarja e “No Love” dha lajmin emocionues në një “Instagram Live”, duke u thënë katër milionë ndjekësve të saj: “Njerëzit më pyesin nëse jam shtatzënë… Unë jam dhe ju e dini që jam shumë, shumë e lumtur për këtë”.
“Shumë e emocionuar për këtë. Unë jam shumë e emocionuar sepse do të jetë ndryshe nga sa ishte më parë. Është vërtet paqësore, vërtet e lumtur, shumë ndihmë, shumë dashuri”, tha tutje ajo, shkruan People.
Artistja 26 vjeçare, e cila është një nga yjet e kopertinës digjitale të “Essence” këtë muaj, vazhdoi duke thënë se ishte e rëndësishme që ajo të merrte kontrollin mbi ndarjen e lajmeve këtë herë, diçka që ajo nuk mund ta bënte në fëmijën e parë, vajzën 1-vjeçare Bubbles , të cilën e ndan me producentin London On Da Track, përcjell rtv21.tv
“Arsyeja e vetme që po them diçka është sepse herën e fundit u ndjeva shumë e pa respektuar që njerëzit nuk më lanë ta them vetë këtë”, tha artistja.

Kujtojmë se Walker është në lidhje me reperin LVRD Faraonin që nga muaji nëntor./21Media 
 

Back to top button