NATO do t’i rrisë forcat e gatishmërisë së lartë në 300.000 trupa

NATO po rrit numrin e trupave në dispozicion të forcave të saj të reagimit nga 40,000 në 300,000, njofton sekretari i përgjithshëm i aleancës ushtarake, Jens Stoltenberg.
“Ne do të forcojmë mbrojtjen tonë përpara. Ne do të forcojmë grupet tona të betejës në pjesën lindore të aleancës, deri në nivelet e brigadës. Ne do të transformojmë forcën e reagimit të NATO-s dhe do të rrisim numrin e forcave tona të gatishmërisë së lartë në mbi 300,000” u tha Stoltenberg gazetarëve në Madrid përpara një samiti atje këtë javë, transmeton rtv21.tv.
Ai e përshkruan Rusinë si kërcënimin më të rëndësishëm dhe të drejtpërdrejtë për sigurinë dhe vlerat e aleancës dhe përgjigjen e NATO-s ndaj pushtimit të Ukrainës si rishikimin më të madh të mbrojtjes dhe parandalimit të saj kolektiv që nga Lufta e Ftohtë./21Media

Back to top button