Mbahet mbledhje e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, shqyrtohet raporti vjetor i përformancës se Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2019. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 10:00)

Mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Prizrenit. (Salla e shtëpisë së kulturës “Xhemajli Berisha”, Prizren, ora 10:00)

Senati i Universitetit të Prishtinës mban mbledhjen e radhës. (Ndërtesa e rektoratit, ora 11:00).

Mbahet mbledhja e radhës e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK). Në takim marrin pjesë vetëm anëtarët e KGjK-së dhe stafi mbështetës, duke respektuar rekomandimet e IKShP-së, për ruajtje të distancës. (Objekti i KGjK-së, Prishtinë, ora 14:00)