Sunak: Të bëhesh kryeministër, privilegji më i madh i jetës sime

Rishi Sunak ka mbajtur fjalimin e tij të parë si lider i Partisë Konservatore, duke i thënë partisë se është “i përulur dhe i nderuar” për të fituar mbështetjen e tyre.
“Është privilegji më i madh i jetës sime të jem në gjendje t’i shërbej partisë që dua dhe të jem në gjendje t’i kthej vendit të cilit i detyrohem kaq shumë. Mbretëria e Bashkuar është një vend i mrekullueshëm, por nuk ka dyshim se ne përballemi me një sfidë të thellë ekonomike,” shtoi ai. “Ne kemi nevojë për stabilitet dhe unitet, dhe unë do ta bëj prioritetin tim më të madh bashkimin e partisë dhe vendit tonë. Betohem se do t’ju shërbej me integritet dhe përulësi … do të punoj çdo ditë për të ofruar për popullin britanik”, tha Sunak.
Sunak do të bëhet personi i parë me ngjyrë që do të drejtojë Mbretërinë e Bashkuar – dhe në moshën 42 vjeçare, gjithashtu personi më i ri që mori detyrën në më shumë se 200 vjet.
Sunak, prindërit e të cilit erdhën në Mbretërinë e Bashkuar nga Afrika Lindore në 60-ta, është me origjinë indiane. Babai i tij ishte një mjek lokal, ndërsa nëna e tij drejtonte një farmaci në Anglinë jugore, diçka që Sunak thotë se i dha atij dëshirën për t’i shërbyer publikut./21Media

Back to top button