Epic Games mbledh 37 milionë funte ndihmë për Ukrainën

Epic Games ka njoftuar se ka mbledhur më shumë se 50 milionë dollarë(37 milionë funte) për të ndihmuar Ukrainën.
Prodhuesi i Fortnite ka njoftuar më 21 mars se do të dhurojë të gjitha të ardhurat nga shitjet në lojë, duke përfshirë artikujt, monedhën virtuale të blerë në dyqan apo në internet deri më 3 prill.
Edhe Xbox do të dhurojë tarifën që do të merrte zakonisht për artikujt e blerë nga lojtarët në Fortnite.
Shuma e mbledhur deri më tani është më e madhe se ajo e dhënë nga disa vende.
“Nuk jemi duke pritur që fondet aktuale të vijnë nga platfroma jonë dhe partnerët e pagesave të cilat mund të zgjasin pak në varësi të mënyrës se si është përpunuar transaksioni. Ndërsa, transaksionet raportohen, ne do t’i regjistrojmë dhe do t’i dërgojmë fondet në organizatat e ndihmës brënda ditëve”, thuhej në njoftim.
Ndërkohë që Epic do të dhurojë para për UNICEF, Direct Relief, Agjencinë e OKB-së për Refugjatët dhe Programin Botëror të Ushqimit të OKB-së./21Media

Back to top button