Super lajm për Liverpoolin

Ylli i Liverpoolit, Mohamed Salah është rikthyer në stërvitje para ndeshjes kundër Sparta Prague në kuadër të 1/16-ës së Ligës së Evropës.

Prania e Salah në kompleksin stërvitor AXA me ekipin përpara ndeshjes së nesërme është super lajm për Liverpoolin, pasi që në vikend do të përballet me rivalin për titull në Premier Ligë, Manchester Cityn.

Salah ka luajtur vetëm 46 minuta që prej se u largua nga Kupa e Kombeve të Afrikës për shkak të një lëndimi në muskul më 18 janar.

Ato minuta erdhën në paraqitjen kundër Brentfordit në mes të muajit shkurt, pas të cilave 31 vjeçari mbeti jashtë fushave për shkak se trajneri Jurgen Klopp tha se ai kishte probleme me lodhje të muskujve.

Back to top button