Gjermani mori 217 vaksina kundër COVID pa pasoja negative

Një gjerman (62) u vaksinua kundër COVID 217 herë, pavarësisht këshillave mjekësore, por studiuesit nga Universiteti i Erlangen-Nurnberg pohojnë se kjo sasi imunizimi nuk e dëmtoi atë.

Burri u vaksinua privatisht brenda 29 muajve dhe ky rast u regjistrua në revistën mjekësore “The Lancet Infectious Diseases”.

Dr. Kilian Schober, nga Departamenti i mikrobiologjisë i Universitetit të Erlangen-Nurnberg, kontaktoi burrin për të testuar pështymën, si dhe mostrat e gjakut të freskët dhe të ngrirë.

Back to top button