Superliga e Kosovës, sot derbi mes Llapit dhe Gjilanit

Superliga e Kosovës i rikthehet sot aksionit me dy ndeshje tejet interesante, të vlefshme këto për xhiron e gjashtë të sezonit të ri.

Të dy ndeshjet do të zhvillohen në orar të njëjtë, me fillim nga ora 15:00, ku spikat derbi mes Llapit dhe Gjilanit.

Llapi hyn në këtë ndeshje si lider i Superligës me 10 pikë, kurse Gjilani renditet në vendin e shtatë me katër pikë.

Ndërkaq, sot do të zhvillohet edhe ndeshja mes Dukagjinit dhe Fushë Kosovës në stadiumin “18 Qershori” të Klinës.

15:00 Dukagjini – Fushë Kosova

15:00 Llapi – Gjilani.

Back to top button