Superliga, Trepça ’89 bie nga liga, Ferizaj luan në barazh

Është kompletuar xhiro e 36 dhe e fundit e Superligës së Kosovës në futboll për edicionin garues 2023/24.

E gjithë vëmendja ishte te pjesa fundore e tabelës, atje ku Ferizaj dhe Trepça ’89 po luftoni për t’i shpëtuar rënies në Ligën e Parë.

E në mesin e këtyre dy klubeve, do të jetë skuadra mitrovicase që do të luajë në Ligën e Parë sezonin e ardhshëm, përkundër fitores 2-1 ndaj Prishtinës.

Nga ana tjetër, Ferizaj e mposhti Dukagjin me rezultat 2-1 me golin e Fazliut në minutën e 14’ shtesë..

Ndërkohë Ballkani tashmë ishte konfirmuar si kampion një javë më parë, derisa Drita është nënkampione e Kosovës.

Back to top button