Von Cramon pyet policët në Zveçan: Çka dreqin ju solli këtu

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon ka vizituar sot në veriun e Kosovës.

Derisa ishte duke ecur në rrugë me disa zyrtarë serbë, në një video të postuar në rrjetet sociale ajo posa ka hasur në policët e Kosovës dëgjohet duke i pyetur “çfarë dreqin ju solli këtu”.

Ajo më tej i pyet se ku është rreziku për të cilin ata po qëndrojnë në veri të vendit.

Një polic i thotë asaj se kanë shkuar atje për “t’iu dalë në mbrojtje kryetarëve të kuvendit”.

“Unë e di, nuk po ju fajësoj sepse e di që nuk vendosni ju se ku mund të qëndroni”, ka ka thënë Cramon./21Media

 

View this post on Instagram

 

A post shared by RTV21 Official (@rtv21)

Back to top button