Superman paraqitet si biseksual në serinë e ardhshme

Superman ka bërë shumë që nga koha kur u paraqit për herë të parë, 80 vjet më herët. Shpëtoi botën shumë herë, vdiq dhe u rikthye në jetë.
Në serinë e ardhshme, Superman nis një marrëdhënie të çuditshme.
Në DC “Superman: Son of Kal-El”, është konfirmuar se Superman i ri, Jon Kent, fëmija i Clark Kent dhe Lane, është biseksual pasi ra në dashuri me Jay Nakamura, një reporter mashkull.

Nakamura shfaqet si një mbështetje e Superman, kur puna e tij të bëhet më e ashpër e të mos shkojë mirë.
Kjo seri do të publikohet në muajin nëntor.
Ndërkohë qe, skenaristi Tom Taylor kishte bërë të ditur se ky lloj personazhi ka vlera dhe përbën evolucion
“Simboli i Supermanit ka qenë gjithmonë për shpresën, të vërtetën dhe drejtësinë. Por sot ai simbol nënkupton diçka më shumë, ku më shumë njerëz mund ta shohin veten e tyre të pasqyruar në superheroin më të fuqishëm të librave vizatimorë amerikanë”./21Media

Back to top button