Supremja ia konfirmon dënimin Gjokiqit për krime lufte në Kosovë

Gjykata Supreme e ka refuzuar kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë nga ekipi mbrojtës i Zoran Gjokiqit dhe ia ka vërtetuar dënimin prej 12 vjetëve për krime lufte në Kosovë.
“Gjykata Themelore në Prishtinë-Departamenti Special, me aktgjykimin PS.nr.15/2019, të dënuarin Z.Gj. e ka shpallur fajtor se në bashkëkryerje ka kryer veprën penale të luftës kundër popullatës civile dhe e ka gjykuar me burgimin në kohëzgjatje prej 12 (dymbëdhjetë) vitesh.Në procedurën ankimore, edhe Gjykata e Apelit-Departamentit Special, me aktgjykimin APS.nr.22/2021, i ka refuzuar si të pabazuar ankesat e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës si dhe të mbrojtësit të dënimit Z.Gj., ndërsa aktgjykimin e tyre. shkallës së parë e ka vërtetuar.
Gjykata Supreme me aktgjykimin Pml.nr.19/202, e ka refuzuar2 kërkesën për mbrojtjen e ligjshmërisë së Z.GJ., duke vërtetuar se gjykatat e ulëta të instancës më të, të drejtë kanë zbatuar ligjin penal dhe se në personat që janë të dënuar të qëndrojnë. të gjitha elementet objektive dhe subjektive të veprës penale, për të cilën është shpallur fajtor.”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.
Zoran Gjokiq ishte dënuar më 12 vjet burgim në shkurt të viti.
Zoran Gjokiqi është dënuar për krime lufte të kryera gjatë marsit të vitit 1999 në lagjen Kristal të Pejës. Gjokiqi ishte Ai ishte pjesë e grupeve kriminale, ushtarake dhe paramilitare serbe të cilët kishin hyrë dhunshëm në shtëpitë e shqiptarëve dhe pasi i kishin maltretuar, plaçkitur e detyruar banorët që të dilnin nga shtëpitë e tyre, i kishin vrarë.

Back to top button