Kaloni te përmbajtja kryesore

Suspendimi i policëve, reagon VMRO-DPMNE

VMRO thotë se prokuroria nuk guxon të nënshtrohet kërcënimeve të LSD-së

LSDM-ja ka suspenduar dhe ka larguar nga puna policë profesionistë duke bërë partizim brutal të institucioneve dhe duke lënë hapësirë për të dëgjueshmit e partisë, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së për vendimin e MPB-së.

Partia e Gruevskit e quan dyftyrësi veprimin e ministrit të brendshëm Oliver Spasovski i cili, sipas tyre, nuk ka suspenduar asnjë të punësuar të policisë që gjatë vitit të kaluar ka ndihmuar në shkatërrimin e zyrës së Presidentit Gjorge Ivanov.

“Prokuroria Publike nuk guxon të nënshtrohet ndaj presioneve dhe kërcënimeve të LSD-së dhe duhet të vazhdojë të veprojë në mënyrë profesionale. Kërkesat e Zaevit për ndryshimin e prokurorit publik, qëllim të vetëm kanë fshehjen e krimit të tij dhe instalimin e një të dëgjueshmi që do të zbatojë urdhrat e tij politike” – thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button