Zaev në NATO, takohet me Stoltenberg

Zaev do të jetë i shoqëruar nga ministrja Sheqerinska

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev, të hënën më 12 qershor, përveç në Komisionin Evropian, do të shkojë edhe në selinë e NATO-së.

Kryeministri i ri, Zoran Zaev, të hënën do të takohet me përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian, Federika Mogerini, eurokomisionerin për zgjerim, Johanes Han, dhe me sekretarin e përgjithshëm, Jens Stoltenberg.

Sipas njoftimeve të Aleancës, në takim me sekretarin e organizatës më të madhe ushtarako-politike, Zaev do të jetë i shoqëruar nga ministrja e re e mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska, si dhe nga shefi i diplomacisë maqedonase, Nikolla Dimitrov./21Media

Back to top button