Suspendohen 12 minatorë të Stantërgut

Shkak organizmimi i grevës në kërkim të pagave?!

12 minatorë të Minierës së Stantërgut janë suspenduar nga puna me arsyetimin se kanë kryer shkelje të rëndë të detyrës. Vendimi për suspendim i publikuar në media, mbanë datën e 16 shkurtit, ndërsa ka hyr në fuqi që nga sot. Në këtë vedim thuht se 12 punonjësit largohen përkohësisht nga puna për shkak se ekziston dyshimi se të njëjtit me datën 11.02.2021, ndërrimi i dytë dhe i treti dhe më 12.02.2021 ndërrimi i parë, kanë kryer shkelje të rëndë të detyrave të punës”. Dyshohet se vendimi për suspendimin u mor për shkak të grevës të cilën minatorët e kishin mbajtur pesë ditë më parë, me ç’rast kërkuan pagën e tyre. Ushtruesi i detyrës së udhëheqësit të Njesisë Biznesore Minierat me Flotacion, Nexhat Dedia,  ka refuzuar të flasë për këtë vendim, ndërkaq lidhur me rastin është prononcuar përfaqësuesi i sindikatës së minatorëve, Gani Osmani. Ndjekim deklaratën e tij./21Media

Back to top button