Suspendohen katër policë në veri të Kosovës

Katër pjesëtarë të Policisë së Kosovës, me detyrë në Stacionin Policor Mitrovicë Veri janë suspenduar me vendim të drejtorit të policisë në dyshimin se e kanë keqpërdorur detyrën zyrtare.
Siç bëhet e ditur në komunikatë suspendimi i zyrtarëve policorë vije si rezultat i pamjeve të publikuara në disa portale dhe rrjetet sociale, të cilat tregojnë pamjet se si zyrtarë policorë në uniformë, gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, kalojnë kohën në një lokal/sport-klub.
‘’Vendimi mbi suspendimin e tyre të përkohshëm deri në 72 orë, është lëshuar sot,nga Drejtoria Rajonale e Policisë-Mitrovicë Veri, mbi bazën e dyshimit, se të njëjtit,në kohën e detyrës zyrtare, në uniformë zyrtare, kanë keqpërdorur detyrën zyrtare, me ç ‘rast kanë kryer shkelje të rëndë disiplinore të paraparë në bazë të Udhëzimit Administrativ mbi “Shkeljet, masat dhe procedura disiplinore në Policinë e Kosovës’’, thuhet në komunikatë./21Media

Back to top button