Suspendohet nga puna kirurgu që ofendoi pacientin

Lajmin e ka konfimuar edhe Drejtoria e Spitalit të Përgjithshëm në Prizren

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili ka njoftuar se është suspenduar nga puna kirurgu në Prizren, i cili ofendoi pacientin.

“Sapo u njoftova që kirurgu në Prizren është suspenduar nga menaxhmenti i Spitalit të Prizrenit. Ky reagim duhet të jetë mësim për të gjithë ata që abuzojnë me pozitat dhe besimin e dhënë. Do të vazhdojmë të investojmë në sistemin shëndetësor dhe në të gjithë punëtorët shëndetësorë me integritet dhe etikë të lartë. Por, nuk do të kemi tolerancë ndaj abuzimeve”, ka shkruar Ismaili në Facebook.

Lajmin për suspendimin nga puna të kirurgut Rr.Y. e ka konfirmuar edhe Drejtoria e Spitalit të Përgjithshëm në Prizren.

“Drejtoria e Spitalit të Përgjithshëm në Prizren, ka njoftuar drejtorinë e SHSKUK, se kirurgu Rr.Y, është larguar përkohësisht nga puna, pas denoncimeve në media që ka bërë një paciente për mos ofrim të shërbimeve shëndetësore, e ku shihet se doktori në fjalë ka shkelur detyrat dhe përgjegjësitë e punës”, thuhet në njoftim.

Back to top button