Enver Hasani komenton deklaratat e Agim Bahtirit për bashkim të Mitrovicës

“Mitrovica vendi me më së shumti bërllog”

Duke folur lidhur me iniciativën e Agim Bahtirit për bashkim të Mitrovicës, juristi Enver Hasani në emisionin debatues “Click” të RTV21, ka thënë se nuk është punë e kryetarit të një komune me u marrë me çështje globale të politikës që janë nivel nacional të Kosovës.

“Unë mbrëmë kam ardh prej Mitrovicës, se shkoj shpesh dhe urdhnoni shkoni qoni kamerat dhe shihni nëse gjeni një vend me ma shumë bërllog dikun në komunat e Kosovës të cilat mjaft shpesh i vizitoj”, ka thënë Hasani.

Hasani ka thënë se detyra e kryetarit është menaxhimi i komunës për çështjet e përditshmërisë, jo të tjerat.

Ndryshe, dje Bahtiri ka pas tryezës kushtuar 19- vjetorit të masakrës së natës ndërmjet 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000, e cila ka ndodhur në veri të Mitrovicës ka thënë se  “Plani i Serbisë është ndarja e Kosovës përmes lumit Ibër… Nëse preket Mitrovica do të bëhet luftë që s’është parë asnjëherë deri tani… Mitrovica nuk guxon me u prek, do të flasin vetë qytetarët dhe Mitrovica do të jetë epiqendër e fuqishme e revolucionit, këtë le ta dinë të gjithë”./21Media

 

Back to top button