Suspendohet nga puna profesori Xhevat Krasniqi

Rektoratit i Universitetit të Prishtinës ka pezulluar nga puna profesorin Xhevat Krasniqi.

“Mbi bazën e vendimit të Këshillit të Etikës dhe rekomandimit drejtuar Rektoratit, Rektori i UP-së mori vendim për pezullimin nga puna të Prof. Xh.K., me efekt të menjëhershëm, sipas kornizës normative përkatëse, derisa të përfundojnë veprimet hetuese nga ana e prokurorisë se shtetit.”, thuhet në njoftimin e UP-së.

Suspendimi i tij erdhi me rekomandim të Këshillit të Etikës së Universitetit të Prishtinës.

“Bazuar në informatat e ofruara nga Këshilli i Etikës i Universitetit të Prishtinës,  në lidhje me denoncimin e paraqitur ndaj Prof. Xh.K., UP njofton se Këshilli i Etikës ka marrë vendim mbi këtë rast.Këshilli i Etikës i rekomandon Rektoratit që çështjen e referuar kundër Prof. Xh.K. ta procesojë edhe formalisht në organet e hetuesisë dhe të bashkëpunojë me to.Këshilli i Etikës i rekomandon Rektoratit pezullimin nga puna të Prof. Xh.K, sipas kornizës normative përkatëse, derisa të përfundojnë veprimet hetuese nga ana e prokurorisë se shtetit.Për këto dhe çështje të tjera të vendosura, Këshilli i Etikës do të nxjerrë vendim me shkrim, i cili do t’u komunikohet palëve gjatë ditëve në vijim.”, thuhet në njoftimin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

“Këshilli i Etikës i Universitetit të Prishtinës refuzon sulmet brutale nga persona brenda dhe jashtë UP-së dhe kërkon përmbajtje dhe rezervim nga çfarëdo ndërhyrje dhe sulm ndaj UP-së, sidomos nga vetë anëtarët e stafit të UP-së. Me datë 22 prill, Këshilli i Etikës është sulmuar në mënyrën më të ashpër, pa arsye dhe në baza personale nga individë, të saktësuar në Vendimin e Këshillit të Etikës, që rezulton të jenë staf i portaleve, gazetarë, përfaqësues të OJQ-ve dhe staf akademik i UP-së.”, thuhet më tej në njoftim./21Media

Back to top button