Suspendohet një polic, shkak të shtënat me armë zjarri

Një zyrtar policior është suspenduar nga detyra, për shkak të gjuajtjeve me armë zjarri në Jezerc të Ferizajt.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar Kryeshefi i Inspektoratit Policor të Kosovës, Kushtrim Hodaj.
“Një zyrtar policor është i dyshuar për gjuajtje me armë dhe shkaktim të rrezikut të përgjithshem i njëjti është suspenduar dhe po hetohet në procedurë të rregull, sipas autorizimit të Prokurorisë”, ka thënë Hodja për rtv21.tv.
Policia e Kosovës njoftoi sot se dy persona janë shoqëruar në polici nën dyshimet për gjuajtje me armë zjarri në drejtim të pyllit në Jezerc të Ferizajt. Rasti ka ndodhur dje pas orës 17:00./21Media

Back to top button