Suspendohet polici i Njësisë së Reagimit të Shpejtë

Inspektorati i Policisë së Kosovës ka suspenduar një polic të Njësisë së Reagimit të Shpejt.

Sipas njoftimit për media, i njëjti dyshohet për fotografim apo incizim të paautorizuar, teksa bëhet e ditur se hetuesit kanë ndërmarrë disa veprime hetimore ndaj tij.

”Hetuesit kanë ndërmarrë disa veprime hetimore kurse si pjesë e procedurave administrative, krahas hetimit që po zhvillohet zyrtari policor është suspenduar. Hetuesit e IPK-së do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të këtij rasti në konsultim me prokurorin kompetent dhe në përputhje me autorizimet ligjore të Inspektoratit Policor”, thuhet në njoftimin e IPK-së./21Media
Back to top button