Ministri Peci i përfshirë në një aksident trafiku, merr lëndime të lehta

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci gjatë vizitës në terren sot, është përfshirë në një aksident në trafik, ku si pasojë ka pësuar lëndime të lehta trupore.

Peci ka shkruar në Facebook se gjatë vizitave në teren sot vetura në të cilën ishin, u godit nga një veturë tjetër, ku për shkak të kësaj, kanë pësuar lëndime të lehta por pa pasoja serioze.

”Ju falënderoj të gjithëve që keni shprehur shqetësim e kujdes ndaj meje dhe shoqëruesit tim”, ka shkruar Peci në Facebook./21Media

Back to top button