Sveçla dhe tre deputetët e VV-së deklarohen të pafajshëm për hedhjen e gazit lotsjellës

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla është deklaruar i pafajshëm për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend.

Veç tij, të pafajshëm janë deklaruar edhe tre deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Drita Millaku, Salih Zyba dhe Fitore Pacolli Dalipi.

Sveçla dhe tre deputetët e VV-së po akuzohen se më 21 mars të vitit 2018, kanë hedhur gaz lotsjellës brenda sallës së Kuvendit të Kosovës ku po mbahej një seancë plenare.

Si pasojë e kësaj, deputetët në atë kohë, u detyruan të lironin sallën.

Back to top button