Sveçla e çon Kearns ta shoh nga afër armatimin e konfiskuar pas 24 shtatorit në veri

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla njoftoi se me deputeten britanike Alicia Kearns kanë parë nga afër armatimin e konfiskuar nga Policia e Kosovës pas sulmit në Banjskë të Zvecanit.

“Me këtë rast falënderuam edhe sensibilizimin ndërkombëtar që znj. Kearns pati bërë me rastin e deklarimit që objektet fetare dhe autoambulancat në veri të Republikës së Kosovës po përdoreshin për transport dhe vendstrehim të armatimit nga strukturat kriminale”, ka shkruar Sveçla.

“Gjatë kësaj vizite Znj. Kearns pati rast të takojë dhe zyrtarë policorë me të cilët pati rastin të bisedojë rreth sfidave por dhe mundësive për të kontribuar në luftimin e krimit dhe rritjen e sigurisë për të gjithë qytetarët pa dallim”.

Sipas Sveçlës se pak kush ka mbajtur një qëndrim kaq të fort dhe të drejtë në këto kohë si Alicia Kearns për ta thënë të vërtetën./21Media

Back to top button