Kërkohej nga Bayerni e Milani, ylli francez vazhdon me PSG

Paris Saint-Germain e ka bërë zyrtare sot se mesfushori premtues, Ayman Kari ka nënshkruar kontratën e tij të parë profesionale me klubin.
Marrëveshja e nënshkruar do ta mbajë Karin te kampioni francez deri në fund të sezonit 2024/25.
Kari ka qenë titullar i rregullt në skuadrat e reja të PSG-së që nga sezoni i kaluar, dhe ka stërvitur me ekipin kryesorë këtë edicion, por ende nuk ka bërë paraqitje nën urdhrat e trajnerit, Christophe Galtier.
Kari ka qenë njëri nga futbollistët e rinj të PSG-së që ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve evropiane me talentin e tij, duke përfshirë këtu Bayern Munichun dhe AC Milanin.

Back to top button