Sveçla: Kosova do të jetë zonë e ndaluar e trafiqeve ilegale

 

Pas konfiskimit të 30 kilogramëve narkotikëve të llojit marihuanë në pikë kalimin kufitar në Vermicë ka reaguar Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Sveçla thotë se , lufta kundër trafikimit të të gjitha llojeve do të vazhdojë me intensitet edhe më të shtuar. Ai gjithashtu shtoi se Kosova do të jetë zonë e ndaluar e trafiqeve ilegale.

“Mbrëmë në pikën kufitare në Vërmicë janë konfiskuar 30 kilogramë substancë narkotike e llojit marihuanë. Lidhur me këtë Policia e Kosovës ka arrestuar personin nën dyshimin e kryerjes së veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e substancave psikotrope dhe analoge”. Ashtu siç jemi zotuar, lufta kundër trafikimit të të gjitha llojeve do të vazhdojë me intensitet edhe më të shtuar. Kosova do të jetë zonë e ndaluar e trafiqeve ilegale”, shkroi Sveçla në Facebook.

Policia e Kosovës mbrëmë ka arrestuar një person me rreth 30 kg drogë, në pikë kalimin kufitar në Vermicë. I arrestuari F.M i (1981) është kapur pasi që vinte nga Shqipëria me një veturë të tipit “Fiat Croma”./21Media 

Back to top button