Vitia thotë se situata me Covid-19 është përmirësuar ndjeshëm

 

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, duke raportuar në komisionin për shëndetësi  tha se sa i përket situatës epidemiologjike bazuar në monitorim e IKShPK-së situata është përmirësuar ndjeshëm në javët e fundit.

“Të dhënat nga IKShPK tregojnë se numri i rasteve të vdekjeve ka një ulje prej 60 përqind. Nga fillimi u testuan mbi 600 mijë persona, janë 107 mijë që kanë rezultuar pozitiv nga fillimi i pandemisë. Situata e përmirësuar ka rezultuar edhe më rënien e të hospitaliziuarve. Kjo u jep frymëmarrje shërbimeve klinike dhe profesionistëve shëndetësor. Kjo ulje e qartë e rasteve pozitive është rezultat i masave të marra fillimi i procesit të vaksinimit mbikëqyrja e masave. Sa i përket vaksinimi nga fillimin ishte dhe është prioriteti kryesor. Sa i përket gjetjes së vaksinimi plani nacional ka ekzistuar brenda javës kemi pranuar kontingjentin e parë nga COVAX dhe kemi filluar me zbatim nuk na është ofruar ndonjë komunikim me prodhuesit dhe kemi vendosur kontakte dhe ne nuk kemi i gjetur dhe ofruar as marrëveshje e konfidencialitetit. Këto dokumente na është dashur t’i sigurojmë nga vetë prodhuesit në Kosovë kanë arritur edhe 100 mijë doza nga COVAX”, tha Vitia.

Vitia tha se deri më tani janë mbi 178 mijë vaksina kundër COVID-19 por që thekson se në ditët në vazhdim do të ketë edhe vaksina të tjera.

“Deri tani kanë mbi 178 mijë vaksina dhe në vazhdim do kemi edhe doza të tjera. Soc jeni të informuar është me rëndësi të përmendet 1 milion e 200 kijë me dhe dozat me administrim të COVAX dhe be rreth 2 milionë dozave do kemi në dispozicion për qytetarët deri në fund të vitit por ne nuk do ndalemi kemi kapacitet të zinxhirit të ftohte për secilën lloj të vaksinave procesi i vaksinimit po vazhdon tani është hartuar dhe plani i veprimit për vaksinim masiv dhe do filloj zbatimin nga 15 qershori që nënkupton se do vazhdoj vaksinim në masë kemi detajuar rrugët qe të arrijmë tek ky plan i vaksinimit. Kemi planifikuar shtimin e kapaciteteve mjekësore, hapësinore etj. Do rriten kapacitet në 190 ekipe shtese për vaksinim”, deklaroi ai.

Ai shqetësim ka ngritur edhe numrin e madh të specializantëve të pranuar gjatë qeverisjes së kaluar, për çka tha se është në shpërputhje dhe nuk ka hapësira për sistemin te tyre ne hapësirat e klinikave të QKUK-së derisa tha se QKMF-të kanë mbetur edhe pa mjek.

Back to top button