​Sveçla: Krimet që janë kryer gjatë luftës në Kosovë as nuk i harrojmë e as nuk i falim

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, reagoi pas njoftimit për arrestimin e një serbi të dyshuar për krime lufte në Kamenicë. Sveçla u shpreh se Krimet që janë kryer gjatë luftës në Kosovë as nuk i harrojmë e as nuk i falim.
“Drejtësia për secilin akt ç’njerëzor ndaj popullatës së pafajshme është e pashmangshme”, shkroi Sveçla.
Ai shtoi se Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë dhe ky është një fakt i njohur botërisht.
“Kryesit e akteve kriminale ndaj popullatës së pafajshme nuk janë dënuar asnjëherë për këto krime ose janë dënuar minimalisht. Teksa ne e kemi të freskët dhimbjen për secilin qytetar të shtypur, të keqtrajtuar, të dëbuar, të masakruar e të zhdukur, drejtësia është domosdoshmëri. Është e vonuar por është e pashmangshme”, vijoi Sveçla./21Media

Back to top button