Kë thumboi kësaj radhe Enca?

 
Këngëtarja e njohur, Ruensa Haxhia, e njohur me emrin artistik, Enca, pos që njihet për muzikën dhe paraqitjet e saj, ajo thumbon shpesh ish kolegët e saj.
Kësaj radhe, me një postim në Instagram, ku dukej Enca në krah me një gjarpër, sipër fotos shkruhej, “Një kujtim me ish miqtë”.
Postimi u vërshua nga komentet e shumta, ku të tjerët hamendësonin emra nga më të ndryshëm të artistëve shqiptarë, me të cilët Enca ka kohë që nuk flet.
Një nga ta është edhe Noizy, ku pas disa dueteve bashkë, ai dhe Enca nuk flasin.
Para pak kohësh, kishin filluar fjalët andej këndej për një përmirësim raportesh midis tyre, por doli të jetë gënjeshtër.
Së fundmi, Enca ka publikuar këngën “Rakia”, e cila sa u kritikua sa u pëlqye, sidomos pas videoklipit, ku shfaqej Enca dhe protagonisti tjetër, Bearti, më ndryshe e më afër se kurrë.
Për kë ishte ky thumb i radhës nga Enca?/21Media

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ENCA (@enca)

 

Back to top button