Sveçla: Mallrat serbe s’mund të hyjnë në Kosovë

(Lajm i përditësuar)


Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se, për shkaqe të sigurisë, ka urdhëruar që në të gjitha pikat e kalimit kufitar të ndalohet hyrja e maunave nga Serbia. Ky vendim vjen pasi forcat serbe kanë rrëmbyer tre pjesëtarë të Policisë së Kosovës, brenda territorit të vendit tonë.

Sveçla ka theksuar se vendimi do të jetë në fuqi deri në një vlerësim tjetër të sigurisë.

“Ka edhe informacione paraprake për arrestime të qytetarëve tanë pikën kufitare në Merdare, ku unë tashmë kam dhënë urdhër që për shkaqe të sigurisë në gjitha pikat e kalimit kufitar, të ndalohet hyrja e maunave që vijnë nga Serbia. Kjo masë do të vazhdojë deri në një vlerësim tjetër të sigurisë, por gjithashtu do të vazhdojmë me shtirjen e rendit dhe ligjit”, ka thënë Sveçla.

Ndërsa, lidhur me policët e rrëmbyer, ministri i Brendshëm ka deklaruar se nuk e di se ku ndodhen por ka theksuar se janë nën arrest dhe po mbahen në duart e institucioneve të Serbisë.

“Nuk e dimë ku janë, lokacionin ku po mbahen, janë nën arrest në duart e institucioneve të Serbisë. reagimi ynë është i qartë. Nën një jemi duke u koordinuar me bashkësinë ndërkombëtare që ajo të jetë jashtëzakonisht e qartë për këtë hap kriminal të Serbisë, po ashtu që të shfrytëzojmë gjithë influencën që zyrtarët që kanë kryer detyrat e tyre, në shtetin e tyre, në territorin e tyre të kthehen sa më parë në Kosovë bashkë me pajisjet, me gjithë gjërat”, ka shtuar ai.

Në mesditë, Policia e Kosovës ka deklaruar se tre zyrtarë kufitarë janë kidnapuar nga forcat serbe gjatë një patrullimi në vijën kufitare në veri të Kosovës.

Policia ka bërë të ditur se njësia policore ka qenë në detyrë thellë brenda territorit të Kosovës për të parandaluar shfrytëzimin e rrugëve ilegale.


Kosova ndalon hyrjen e mallrave nga Serbia

Qeveria e Kosovës ka vendosur që asnjë mall nga Serbia nuk do të lejohet të hyjë në Kosovë.

RTV21 raporton nga pika kufitare Jarinjë dhe Merdare se nuk po lejohen kamionët me mallra serbe të hyjnë në Kosovë.

Kjo ka ardhur pas rrëmbimit të tre policëve kufitarë në veri.

Jarinjë
Jarinjë
Merdare
Merdare

Gazetari i RTV21 nga vendi i ngjarjes raporton se në pikën kufitare në Jarinjë janë duke u kryer kontrolle të rrepta./21Media

Back to top button